Gara Auto Slalom “Prishtina 2017” e paraparë të mbahet me 01 tetor është ndërprerë nga Komuna e Prishtinës, shkau i fushatës elektorale lokale.
Enver Kadriu, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtim, ka njoftuar se ky vendim është marrë pas takimit me nënkryetarin Muhedin Nushi dhe Drejtorin Gent Begolli.
“Lidhur me kërkesën e FASK për gara automobilistike për shkaqe të sigurisë, për shkaqe politike (fushata elektorale lokale) si dhe përkundër pëlqimit të dhënë nga Drejtoria e Kulturës, është vendosur që të mos ipet leja për këtë garë”, thuhet në njoftim.
Për këtë, FASK, ka lëshuar një kumtesë në lidhje me mos pëlqimin e vendimit të marrë nga Komuna e Prishtinës.
Ankesa nga FASK:
Jemi jashtëzakonisht te indinjuar nga fakti qe Komuna e Prishtinës eshte e vetmja komune e cila pamundëson mbajtjen e garave automobilistike ne ketë qytet tash e dy vite. FASK eshte institucioni I vetëm I licensuar nga Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) per organizimin e aktiviteteve sportive te ketij lloji dhe kjo Komune zgjedh qe per arsye politike te mohoj aktivitet sportive qe si parim themelor kane promovimin e sigurisë ne rruge.
Gara qe do te duhej te mbahej ditën e diel do ishte atraksion per te gjithe qytetaret e Prishtinës te cilët do kishin mundësi te kalonin momente te mira gjate ditës duke pasur mundësinë qe për se afërmi te takohen me garuesit dhe makinat sportive te cilat po marrin pjese edhe ne gara ndërkombëtare, e sidomos mysafiret nga vendet e rajonit te cilet kane shprehur dëshirën per te marre pjese ne kete gare te Kampionatit te Kosovës.
Është fatkeqësi per vendin tone qe zhvillimi i sportit mohohet per arsye politike e kjo vjen nga Komuna e Prishtinës e cila ka 4 klube prishtinase pjese te Kampionatit ne Automobilizëm. Sikur dhe vitin e kaluar qe per arsye te pabaza si këto te sivjetmet, Komuna e Prishtinës mohon aktivitetet sportive dhe edhe njëherë I mohon klubeve saj te jene nikoqire te garave automobilistike, e si çdo gare tjetër duhet te jene mysafire ne qytetet e ndryshme te Kosovës te cilat jo vetëm qe lejojnë mbajtjen e garave por ofrojnë te gjithë gatishmërinë për organizimin sa me te mire.
Te nderuar dashamires te automobilizmit, po jetojmë ne kohen kur aktivitetet sportive mohohen për shkaqe politike. Ky është nje turp I vërtete te cilin po e përjetojmë sot, e kjo nga Komuna e Prishtinës.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...