Kompletohet kalimi i Manja te Spezia

15:44 | 31 Gusht 2021
KRG

Rey Manja do të jetë lojtari më i ri klubit nga Serie A, Spezias.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare  do të largohet nga Barcelona për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin italian.

Kujtojmë që sulmuesi më herët ka qenë pjesë e Interit.

Arsye e largimit të tij nga Barcelona është mos hapësira për të në skuadër, andaj klubi ka vendosur të dërgonte atë në formë huazimi të Spezia.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë shqiptari ka kompletuar testet mjekësore dhe do të huazohet deri në fund të sezonit më mundësi blerje.

Nëse skuadra italiane vendos për të blerë kartonin e sulmuesit atëherë katalunasit do të përfitojnë tre milionë euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme