Google ADS

Kompletohen dy çerekfinalet e para të Copa America

15:29 | 1 Korrik 2024
D.H

Copa America po vazhdon me ndeshjen e saj mjaft interesante.

Mbrëmë kanë përfunduar ndeshjet nga dy grupet e para dhe janë përcaktuar dy çerekfinalet e para të kësaj gare, shkruan Arbresh.info.

Argjentina ka mbyllur grupin teksa pas saj është renditur Kanada në grupin A, kurse Venezuela është kualifikuar për më tutje nga vendi i parë i grupit B, teksa Ekuadori ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë me pikë të njëjtë me Meksikën mirëpo golavarazhi më i mirë ka bërë që të kualifikohen në çerekfinale.

Teksa në dy ditët në vijim do të mësohen edhe katër çerekfinalistët e fundit të Copa Americas.

Dy çiftet e para çerekfinale janë Argjentina-Ekuadori dhe Venezuela-Kanada./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme