Kompany ndihet krenar pasi ka marrë drejtimin e Bayernit, mirëpret vetëm suksese

17:32 | 29 Maj 2024
D.H

Tashmë është zyrtare se Vincent Kompany do të jetë trajner i Bayern Munich.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, shkruan Arbresh.info.

Menjëherë pasi u prezantua si trajner ai tha se është një nder i madh të jetë pjesë e këti klubi.

“Mezi pres sfidën e FC Bayern. Është një nder i madh të jesh në gjendje të punosh për këtë klub – FC Bayern është një institucion në futbollin ndërkombëtar”, ka thënë fillimisht belgu.

Tutje ai tregoi disa taktika se si ka dëshirë të luaj klubi i tij.

“Si trajner, ju duhet të qëndroni për atë që jeni si personalitet: më pëlqen të kem topin, të jem krijues – dhe gjithashtu duhet të jemi agresivë në fushë dhe të guximshëm”.

Belgu theksoi se kur themeli është në vend sukseset nuk mungojnë.

“Tani po pres me padurim gjërat shumë themelore: të punoj me lojtarët, të formoj një ekip. Kur themeli të jetë në vend, suksesi do të vijë”, ka vazhduar Kompany.

Kompany do të zëvendësoj trajnerin Thomas Tuchel i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme