Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany mendon që ata mund të fitojnë përfundimisht trofeun në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht suksesit së fundmi në kampionatin anglez, City ka arritur të shkoj vetëm në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh evropian, transmeton portali arbresh.info. Këtë sezon, derisa ata vazhdojnë dominimin në Premierë Ligë, ata u mposhtën nga Liverpooli në çerekfinale.Kompany e pranon që dështimi në Evropë është bërë një standard te City, por beson se sezonin e ardhshëm, skuadra e Pep Guardiolas mund të fitoj përfundimisht trofeun më të madh.
“Liga e Kampionëve është një çështje tjetër”, ka thënë fillimisht Kompany për ‘Guardian’. “Këtu ka qenë një model, një historik. Madje as Pep, as unë, nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë diçka rreth kësaj”
“Ne nuk kemi humbur ndaj ndonjë skuadre evropiane që ka shfaqur se ata janë më të mirë se ne, ne ishim në short me një skuadër në Premierë Ligë në Anfield që tradicionalisht ka qenë shumë e vështirë për Manchester Cityn”
“Ne kemi një histori me ata, ne kishim një shans të mrekullueshme për të kthyer atë dhe ne nuk ishim në gjendje për ta bërë këtë. Vitin e ardhshëm, kjo do të ndodhë”
Vera e këtij viti do të shënoj 10 vjetorin e Kompanys që nga transferimi i tij te City./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...