Kompania zvicerane “Fourteen” është sponsorja më e re e Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Fourteen” tani e tutje do të përkujdeset për veshmbathjet e Ekipit Olimpik të Kosovës kudo dhe kurdo që merr pjesë në garat nën patronatin e Lëvizjes Olimpike ndërkombëtare!
Po ashtu “Fourten” ka gatishmëri të shqyrtojë mundësinë që të veshë me uniformë pjesëmarrësit në aktivitetet e shumta që KOK i organizon në Kosovë.
KOK dhe “Fourteen” janë marrë vesh që të mbështesin edhe federatat kombëtare, në veçanti ekipet kombëtare të tyre!
Kontrata mes dy palëve është nënshkruar në Gjenevë ndërmjet drejtuesve të KOK-ut, presidentit Besim Hasani e sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Andrea Picciau. Marrëveshja është katër-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Presidenti Hasani konsideron se: “nënshkrimi i marrëveshjes me Fourteen, një kompani e dëshmuar nëpërmjet sponzorimit të shumë ekipeve me renome në Zvicër, por edhe me Kombëtaren e Kosovës në futboll, pa hezitim ka vendosur të hyjë në partneritet për sponzorim me KOK, organizatë kjo tashmë e dëshmuar si në vend, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar për sportistë e trajnerë elitarë për organizime të nivelit të lartë dhe për imazh të lartë sa i përket qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit financiar dhe jofinanciar”.
I pari i KOK-ut Besim Hasani, paralajmëroi se edhe kompani tjera kombëtare e ndërkombëtare do ta lidhin brendin e tyre me brendin e Lëvizjes Olimpike në Kosovë.
Krejt në fund, Presidenti shton se nga këto marrëveshje do përfitojnë edhe federatat, ndërsa prej vitit 2018 “Fourteen” është sponsore e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Krenar për nënshkrimin e kontratës dhe bashkëpunimin dhe bashkëpunimin me KOK, u shpreh edhe Andrea Picciau nga Fourteen.
Sportistët elitarë do të debutojnë me veshjen “Fourteen” në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, të cilat mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë./arbresh.info/
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...