Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pasi karateistët kosovarë nuk u lejuan të shfaqin simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Qipro.
KOK është e shqetësuar që edhe Federata Evropiane e Karatesë (EKF), nuk mori masa ndaj vendimit të qeverisë së Qipros.
Ata thonë se do të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin.
Në anën tjetër KOK ka përgëzuar vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës, e cila vendosi të bojkotojë kampionatin pasi nuk u pranuan simbolet shtetërore.
Reagimi i plotë:
Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca.Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase.Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojktojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët.KOK do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin. /arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...