Google ADS

Komiteti Olimpik i Kosovës merr një çmim ndërkombëtar për “28 Nëntor”

17:44 | 28 Nëntor 2018
Arbresh Info

Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar çmimin ANOC për vitin 2018 që ndahet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Nga 206 shtete pjesëmarrëse vetëm katër prej tyre janë shpërblyer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i KOK-ut, Besim Hasani.

Në Tokio të Japonisë, Komitetit Olimpik të Kosovës, ju nda shpërblimi i ANOC për vitin 2018! Nga 206 Komitete Olimpike vetëm 4 u shpërblyen!

“Ky shpërblim i veçant ndodhi në Ditën e veçantë, Ditën e Flamurit, andaj çdo bashkëkombësi tim ia dedikoj këtë shpërblim me dëshirën sublime për unitet e mbarësi të përjetshme dhe shpalosje të vlerave të mirëfillta sportive e kombëtare! Urime!”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme