Komiteti Olimpik i Kosovës ka përcjell një mesazh.
Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta.
Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia.
Një reagim lidhur me këto ngjarje pati lojtari i kombëtares sonë, Edon Zhegrova. Duket se në të njëjtën temë qëndron edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në faqen zyrtare në ‘Twitter’, NOC Kosova ka publikuar një fotografi ku shihet një koreografi e Dardanëve,
“Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë, ne jemi këtu. Kosova zgjedhje zemre, jo zori”, thotë mesazhi.
Duket se adresa është e qartë, ndonëse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka lënë ndonjë mbishkrim, përveç dy zemrave, njëra e verdhë e tjetra e kaltër, që simbolizojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës.
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) September 21, 2022
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank