Google ADS

Komiteti Olimpik i Kosovës hap thasët, dhuron kaq para për këto federata

17:04 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar para në vlerë rreth 21 mijë euro nga Komiteti Olimpik Evropian.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur më 12 shtator 2017 vendosi që këtë shumë t’ua ndajë 16 federatave olimpike, bazuar në tri kritere: të arriturat në Kampionate Evropiane, Botërore dhe Olimpike, federatat që zhvillojnë aktivitete të shumta të organizuara në vend dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe ato që kanë organizime të tilla në vijim dhe federatat që kanë më shumë nevojë.

Bazuar në kriterin e parë, BE vendosi që me nga 2 mijë euro të mbështesë Federatën e Xhudos, Boksit dhe të Karatesë.

Bazuar në kriterin e dytë, BE vendosi që me nga 1 500 euro të mbështesë Federatën e Atletikës, Notit dhe të Pingpongut.

Ndërsa, sipas kriterit të tretë, me nga 1 mijë euro mbështeten Federatat e Çiklizmit, Mundjes, Taekwondos, Peshëngritjes, Tenisit, Skitarisë, Shigjetarisë, Shenjëtarisë, Volejbollit, Gjimnastikës, ndërsa për Pentatlonin Modern u vendos të ndahen 500 euro.

Kujtojmë, që granti i fituar nga KOK, vjen si rezultat i përshtypjeve të mira për KOK-un të znj.Pamela Vipond zv/drejtoreshë e SO të KON dhe z.Gianluca de Angelis, menaxher administrativ në Komitetin Olimpik Evropian, të cilët vizituan KOK-un në korrik të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme