Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka përfunduar me sukses të gjithë planin e vitit 2019, derisa kanë bërë aktivitete shtesë.
Kështu mendon Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Sipas tij viti 2019 ka qenë mjaft i suksesshëm për KOK derisa në vitin 2020 do të punohet edhe më shumë.
Presidenti i KOK, Besim Hasani në një prononcim për portalin arbresh.info, u shpreh se më shumë janë përgatitur për Lojërat Tokio 2020.
“Viti 2019 nga perspektiva e Komitetit Olimpik ka qenë një vit i suksesshëm, një vit i cili karakterizohet me përgatitje të shumta për Lojërat Olimpike 2020 që do të mbahen në Tokio, punë kjo e bërë nga Federata, sepse ata e kanë përgjegjësinë më të mëdha për cilësinë e sportistëve të tyre, mirëpo në këtë drejtim edhe Komiteti Olimpik ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe jemi një shembull i mirë në rajon e më lartë sepse përtej bursave olimpike për 2020, ku 18 sportistë kanë bursa për tri vite.”
Ndërkohë, Hasani tha se kanë arritur çdo gjë që kanë synuar, gjithashtu Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë disa aktivitete të cilat nuk ishin në plan.
“Realisht ne kemi prekur çdo segment, kemi bërë konferenca të shumta dhe realisht jemi në rregull me të gjitha pritshmërinë që i kemi pasur. Nuk ka mbetur asgjë që kemi planifikuar në vitin 2019 dhe që ky plan i veprimit ka qenë i miratuar edhe në bordin ekzekutiv të komitetit olimpik e më vonë edhe në asamblenë vjetorë të komitetit olimpik, realisht çdo gjë e kemi përmbushur madje disa aktivitete kanë qenë përtej asaj që kemi planifikuar.”
Presidenti i KOK, ka pranuar se kanë pritur më shumë nga sportet si mundja, boksi dhe karateja që ta arrijnë më herët normën olimpike, normë të cilën janë ende duke punuar.
“Realisht ne kemi pritur nga boksi, mundja sidomos nga karateja që dikush nga ta të sigurojë më herët normën olimpike, ata janë afër dhe ne jemi këtu ti mbështesim maksimalisht, por nga njëherë është edhe fakti sportiv.”
Hasani gjithashtu deklaroi se janë duke pritur që më shumë sportistë të fitojnë normën olimpike, pasi për momentin e kanë fituar vetëm pesë dhe të gjitha janë nga xhudoja.
“Në vitin 2020 do vazhdojmë me përmbushjen e planit strategjik, do të thotë të gjitha aktivitetet do të parashikohen me planin e veprimit, presim që të kualifikohemi me më shumë sportistë, tashmë i kemi pesë, të gjithë vijnë nga xhudo dhe të kesh pesë norma olimpike në mënyrë automatike je në mesin e 80-të shteteve që i kanë se paku pesë norma olimpike, kjo është një e arritur në të cilën mund të krenohen edhe sportistë, klubet, federatat dhe trajnerët e tyre, por edhe Komiteti Olimpik bashkë më krejt qytetarët e saj.”
Krejt në fund sipas presidentit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ky vit ka qenë mjaftë i suksesshëm, por pritet më shumë nga sportistët në vitin tjetër. /E.Bytyqi/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...