Komiteti HatTrick i UEFA-s përmbylli punimet e tij në Helsinki të Finlandës, ku diskutoi për progresin e projekteve të federatave anëtare, e të cilat mbështeten nga UEFA.
I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është anëtar i këtij Komiteti. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian dhe për projektet e reja.
Të gjitha projektet e paraqitura nga FFK morën miratimin e Komitetit HatTrick, me çka u dëshmua edhe njëherë angazhimi dhe përkushtimi i Federatës për zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Po ashtu, Komiteti HatTrick theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të plotë të federatave anëtare me UEFA-n, por edhe FIFA-n (ku e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e FIFA-s), duke siguruar koordinimin e duhur në çdo aspekt për përfitimet afatgjata të futbollit global.
Pikë e fundit e takimit ishte vendimi për vendin e mbajtjes së mbledhjes së radhës. Me unanimitet, Komiteti vendosi që takimi i radhës të mbahet në Prishtinë, në muajin mars 2025, ku nikoqire do të jetë Federata e Futbollit të Kosovës.
Ky vendim përbën një moment historik për FFK-në dhe për futbollin kosovar, duke pasur parasysh se për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, një takim i nivelit të tillë të lartë të shtëpisë së futbollit evropian do të mbahet në Kosovë.
Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj anëtarëve të Komitetit HatTrick për besimin dhe mundësinë e dhënë FFK-së që të jetë mikpritëse e këtij Komiteti dhe vlerësoi se kjo përbën një mundësi të shkëlqyer për promovimin e mëtejmë të futbollit kosovar./Telegrafi
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...