Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.
KE analizoi fillimin e garave në edicionin e ri duke konstatuar se ka pasur një fillim të mirë të garave, pavarësisht gjendjes me pandemi dhe kryesisht duke iu përmbajtur Protokollit dhe Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.
Por, KE u bënë sërish thirrje klubeve që në përpikëri t’u përmbahen Udhëzimeve nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të aktivitetit garues si pasojë e mospërfilljes së Protokollit anti-Covid.
KE do të vazhdojë të ndihmojë të gjitha klubet varësisht nga kërkesat dhe mundësitë ekzistuese.
KE mori vendim për themelimin e Dhomës Nacionale për zgjidhjen e Kontesteve(DHNZK), që do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve.
Tutje KE analizoi edhe punën e Përzgjedhësve të Kombëtareve me qëllim të rritjes së cilësisë së tyre në të ardhmen.
Në këtë mbledhje KE ka diskutuar për prioritetet dhe është zotuar për ngritjen profesionale të administratës dhe gjithë sektorëve të saj që të rritet efikasiteti dhe suksesi i punës në FFK.
KE diskutoi riorganizimin e sektorëve në veçanti një riorganizim i plotë i futsallit. KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi./arbresh.info.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë