Google ADS

Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që u përleshen në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit

17:00 | 26 Nëntor 2024
D.H

Dhuna në futbollin Kosovar është rikthyer, ku në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit në kuadër të Ligës së Parë, ka pasur përleshje mes tifozëve.

Por këto ngjarje nuk iu kanë ikur Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët kanë marr masa disiplinore ndaj akterëve kryesorë të ngjarjes, shkruan Arbresh.info.

Katër futbollist janë suspenduar nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.

NJOFTIMI NGA FEDERATA E FUTBOLLIT TË KOSOVËS:

“I. Lojtari i KF “Flanurtarit”, Korab Hasanaj nr fanelle 8 dhe nr ID 001600M91.Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore kishte një diksutim të ashpër verbal me portierin e skuadrës mysafire Arlis Shala që përfundoj me grushtime në mes tyre. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Portieri i KF”Vushtrria” , Arlis Shala nr fanell 76 dhe nr ID 020226M00. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore kishte një diksutim të ashpër verbal me lojtarin e KF “Flamurtari “ , Korab Hasanaj që përfundoj me grushtime në mes tyre. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

Lojtari i KF “Vushtrria“, Ardin Dallku nr fanelle 44 dhe nr ID 023571M94 .Pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore u përfishinë në rrëmujë . Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.”

Të ngjashme