Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e XXVIII-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “DRENICA“ nga Skenderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e ekipit mysafir në shenjë revolti për humbjen e pësuar nga ana e nikoqirit, dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e tyre ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Drenica“ nga Skenderaj;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
BURIM QERKINI; kryetrajner i KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të ID kartelës ; 010000M79, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarit dhe ofendime drejtuar asistentit të parë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 e Rregullores disiplinore, kryetrajneri Burim Qerkini;
DENOHET me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategoria e seniorëve; KF FERIZAJ – KF TREPÇA’89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; mosrespektimi i masave anticovid për mos lejimin e spektatorëve në tribunat e stadiumit, ku si rrjedhojë e këtij lëshimi ndeshja ndalohet nga ana e gjyqtarit kryesor për 5 minuta për zbrazje – largimin e spektatorëve). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore KF “Ferizaj“ nga Ferizaj;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC LLAPI 1932 – FC DRITA e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit mbi 200 veta, me çka thyen rregullat anticovid dhe të njëjtit kohë pas kohe manifestuan sjellje josportive duke ofenduar gjyqtaret e takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore KF Llapi 1932 nga Podujeva;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e mbajtur e komisionit datë 07.07.2020 , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë; (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Pas përfundimit të ndeshjes persona të paautorizuar dhe të papenguar nga askush zbritën nga tribunat e stadiumit dhe hynë në fushë të cilët krijuan tollovi dhe shkaktuan duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, FC “Prishtina“ nga Prishtina;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje