Google ADS

Kombëtarja U16 e Kosovës nesër udhëton në Irlandën Veriore, zbulohet lista e lojtareve

22:33 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrecën e femrave nesër do të udhëtojë në Irlandën e Veriut, ku do të marrë pjesë në Turneun Zhvillimor U16, që organizohet nën përkujdesjen e UEFA-s, e që ka si qëllim të ndihmojë ekipet kombëtare në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj grupmoshe.

Ashtu sikurse në konkurrencën e meshkujve, edhe tek femrat pjesë e këtij turneu do të jenë kombëtaret e njëjta: Irlanda Veriore, Kosova, Luksemburgu dhe Ishujt Faroe.

Pa dyshim se ky turne është i mirëseardhur si për përzgjedhësin Kushtrim Munishi, ashtu edhe për vashat tona, për të fituar përvojën e ndeshjeve të tilla, e cila do t’ju ndihmojë në zhvillimin e mëtejmë, duke pasur parasysh se kombëtarja jonë e kësaj grupmoshe është e posakrijuar, njofton FFK.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë më 11 prill në orën 20:00 kundër Irlandër Veriore, më 13 prill në orën 16:00 do të luajë me Ishujt Faroe, derisa më 15 prill, në orën 12:00, do të ballafaqohet me Luksemburgun.

Lista e pjesëmarrësve / Kombëtarja U16

Stafi

1.Agim Ademi – Nënkryetar i FFK-së

2.Vjollca Krasniqi – Anëtare e KE të FFK-së / Udhëheqëse e Delegacionit

3.Valbona Gashi Uka – Menaxhere e ekipit

4.Kushtrim Munishi – Përzgjedhës

5.Megzon Visoka – Trajner

6.Labinot Qosa – Trajner i portierëve

7.Enver Hoxha – Mjek

8.Mentor Sfishta – Fizioterapeut

Lojtaret

1.Indrita Starabanja

2.Fjolla Veseli

3.Agnesa Tahiri

4.Rrezona Ramadani

5.Arbnore Basha

6.Tringë Nevzati

7.Fjolla Muja

8.Anita Haziri

9.Anitë Sejdiu

10.Erolinda Hyseni

11.Njomza Osmani

12.Xheneta Hashani

13.Liridona Leka

14.Lumbardha Misini

15.Fortesa Berisha

16.Edona Gecaj

17.Albulena Fejza

18.Dafina Bytyqi

19.Ylberina Berishaj

20.Elmedina Avdili

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme