Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja zhvilluan seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në prag të supersfidës me kombëtaren angleze, që do të luhet ditën e diel.
Një seancë e lehtë stërvitore me së shumti me karakter çlodhës, kjo edhe për shkak të sfidës së fundit që zhvilluan dhe gjithashtu për të mos rrezikuar lojtarët nga dëmtimet.
Për fatin e mirë, gjendja e skuadrës paraqitet optimale, me teknikun që, për momentin, nuk ka asnjë shqetësim. Gjithashtu, përgjatë ditës së shtunë, të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen testit të Koronavirusit dhe shpresohet që të gjithë lojtarët të rezultojnë negativë.
Suksesi ndaj Andorrës bëri të mundur që kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” të nisnin mirë për kuqezinjtë, fitore që, sigurisht, e ndihmon së tepërmi grupin e lojtarëve në prag të një prej sfidave me të vështira që na pret, siç është ajo ndaj Anglisë.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...