Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) tash e disa ditë është duke vazhduar gjuetinë për të përzgjedhur pasardhësin e Gianni De Biasit.
Në mediat italiane janë lakuar shumë emra dhe një sërë kandidatësh kanë dalë në skenë. “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat e fundit në lidhje me situatën e drejtuesve të lartë të federatës në lidhje me këtë çështje.
Clarence Seedorf
Holandezi është një nga preferencat kryesore të Armand Dukës. Kreu i FSHF-së është i prirur për t’ia besuar ish-milanistit bankinën e Kombëtares. Jo vetëm kaq, por burime të “Panorama Sport” kanë bërë me dije faktin se palët janë takuar dhe kanë diskutuar për këtë mundësi. Prapaskena e këtij takimi ka të bëjë me faktin se holandezit nuk i ka pëlqyer “ultimatumi” i vendosur nga federata për arritjen e kualifikimit të padiskutueshëm në edicionin e “Euro 2020”.
Gjithashtu, kushtet financiare të kontratës nuk e kanë lënë krejtësisht të kënaqur holandezin, mirëpo kjo është diç- ka për të cilën ai e ka lënë të hapur mundësinë e negociatave. Seedorf pëlqehet nga numri një i federatës, me gjithë eksperiencën jo shumë të madhe që ai ka në trajningun e skuadrave. Seedorf ka drejtuar Milanin për një sezon dhe më pas ka drejtuar ekipin kinez, Shenzhennë vitin që shkoi.
Christian Panucci
Shkolla italiane e futbollit duket se ka prioritet në zgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares. Orët e fundit në skenë ka dalë edhe emri i ish-mbrojtësit të kombëtares italianeChristian Panucci. Italiani është një kandidaturë e mirë, pasi për momentin është i lirë dhe pa skuadër, por presidenti Duka është në pritje të vendimit të Sesdorf, pavarësisht se as me holandezin nuk ka asgjë të sigurt për marrëveshjen.
Të njëjtat burime për gazetën bëjnë me dije se edhe me Panucci është planifikuar një takim për të diskutuar kërkesë-ofertat mes palëve. Panucci karrierën në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Capelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.
Walter Zenga
I fundit, por jo për nga rëndësia është kandidatura e Walter Zenga. Ky i fundit ka një karrierë të pasur me skuadra që ka drejtuar dhe është krejtësisht i hapur për të marrë postin e Kombëtares, gjë të cilën e ka konfirmuar për “Panorama Sport” në një intervistë ekskluzive.
Tani që rrethi është ngushtuar ndjeshëm, alternativat po pakësohen dhe FSHF duket se është pranë verdiktit final në përzgjedhjen e trajnerit. Megjithatë nuk përjashtohen as emrat surprizë me të cilët mund të arrihet akord.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...