Kombëtarja e Japonisë është kualifikuar në Kampionatin Botëror Rusia 2018 që do të organizohet në këtë vit, përcjellë arbresh.info.
Federata e Futbollit të Japonisë së fundmi e ka marrë një vendim që nuk pritej aspak teksa dy muaj para nisjes së botërorit, e ka shkarkuar trajnerin Vahid Halilhodzic.
Një vendim i tillë erdhi pas barazimit me Malin dhe humbjes nga Ukraina me shifrat 2:1.
Boshnjaku Halihodzic e ka marrë drejtimin e Japonisë në vitin 2015 derisa më parë e ka drejtuar Algjerinë.
Mbetet për tu parë se kujt do ti besohet drejtimi i Kombëtares japoneze pas largimit të trajnerit që ka punuar edhe në disa skuadra evropiane. /arbresh.info/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...