Festa për arritjen historike në kualifikueset e Botërorit 2019 ka kaluar. Kombëtarja e femrave e trajnerit Armir Grima ka nisur nga puna, sepse më 15 Shtator në Elbasan Arena luan ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, ndërsa katër ditë më pas i pret dueli me Bjellorusinë.
Pavarësisht se Shqipëria cilësohet si “outsider” në grupin ku luan edhe Polonia, vajzat kuqezi premtojnë se do të bëjnë më të mirën.
Marigona Zani: Kaluam shumë mirë në fazën para-eliminatore dhe besoj se me këtë eksperiencë do të japim maksimumin në ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Zvicrës
Zvicra është një skuadër që ka më tepër vite se ne, është më e konsoliduar dhe luan në turne të mëdhenj. Nuk e kemi rolin e favoritit në grup, por për ne është eksperiencë e madhe që luajmë ndaj këtyre kundërshtarëve.
Megi Doçi: E dimë që kemi ekipe shumë të mira përballë, por do ti marrim ndeshjet një nga një. Do të japim më të mirën në fushë dhe ndaj Zvicrës nuk do të luajmë si inferiorë, pavarësisht se ata kanë më tepër vite si skuadër se ne dhe do të bëjmë më të mirën. Rezultatin do tia lejmë fushës.
Dy prej lojtarëve më të rëndësishme të Kombëtares së femrave besojnë se Shqipëria nuk do të jetë thjesht pjesëmarrëse në këtë fazë, por do të provojë të marrë edhe rezultate.
Megi Doçi: Kemi kundërshtarë shumë të fort përballë, por do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën dhe shpresoj.
Jemi shumë mirë në aspektin e kondicionit. Jemi thuajse 7 lojtare nga Vllaznia që jemi pjesë e Kombëtares
Marigona Zani: E kemi grupin shumë të vështirë, por do të tentojmë. Të gjitha vajzat e Kombëtares e dinë se me kë do të luajmë dhe duhet të japim maksimin për të nxjerrë rezultat. Nuk mendojmë vetëm për barazimin. Atë do tia lëmë fushës, të japim më të mirën dhe shpresojmë që rezultatet do të vijnë. Kundër Zvicrës detyrën më të madhe do ta ketë mbrojtja, sepse ky kundërshtar e ka sulmin shumë të mirë.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë