Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Kishinjevit, në kuadër të ndeshjes ndaj Moldavisë.
Ndeshja do të luhet të premten e 17 nëntorit në stadiumin ‘Zimbru’.
Skuadra kuqezi është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav, duke u akomoduar menjëherë në hotel.
FSHF, bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.
Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtypin në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15.
Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, me fillim nga ora 18:00./ss
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin