Kombëtarja e Kosovës në kuadër të femrave do të përballet sot kundër asaj të Rusisë si mysafirë, në stadiumin “Emirhan Sport Center”, me fillim nga ora 17:00.
“Dardanet” kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore mbrëmë në Manavgat, ku përzgjedhësja Afërdita Fazlija së bashku me shtabin e saj teknik provuan disa skema të reja, ku ndër to vlen të përmenden kundër-aksionet dhe punuan më shumë rreth repartit të mbrojtjes, duke e njohur kundërshtarin që nga ndeshja e parë.
Në kuadër të futbollit për femra, Kosova luan sot për kualifikime drejt garës së Euro 2021, ku ndeshja kundër Rusisë do të jetë e parafundit, ku xhiron e 10 do ta mbyll me përballje kundër kombëtares nr.2 në botë, Holandës.
Kosova gjendet në Grupin A, ku pas tetë xhirosh ka arritur të tubojë gjithsej 10 pikë me tre fitore, një barazim dhe katër humbje, kështu duke u radhitur e katërta në grup me vetëm dy pikë larg vendit të tretë, Sllovenisë.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...