Kombëtares së Kosovës në hendboll(femrat) i janë anuluar katër ndeshje të fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020, që është dashur t’I luajë në pjesën e parë të këtij viti.
Por vajzat tona megjithatë do të kenë ndeshje ndërkombëtare këtë vit. Ato do të marrin pjesë në fazën e parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2021.
Botërori i ardhshëm mbahet në Spanjë prej 1 deri më 19 dhjetor të vitit 2021.
Kosova për herë të tretë do të garojë në kualifikimet për botëror. Shorti do të tërhiqet në fillim të korrikut, ndërsa ndeshjet me shumë mundësi do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit.
EHF-ja ka përcaktuar dy termine nëse ndeshjet në grup luhen në formë turneu në një vend. Termini i parë është prej 27 deri më 29 nëntor, ndërsa termini i dytë prej 4 deri më 6 dhjetor. U takon ekipeve kombëtare që janë në të njëjtin grup të vendosin nëse garën do ta zhvillojnë në formë turneu apo me ndeshje në shtëpi dhe në udhëtim.
EHF-ja ka rekomanduar fuqishëm që për shkak të situatës aktuale të organizohen turne e jo që ndeshjet të luhen në shtëpi dhe në udhëtim. Me shumë gjasa rekomandimi i EHF-së do të respektohet nga të gjitha ekipet kombëtare që luajnë në fazën e e parë kualifikuese.
Federata e Hendbollit të Kosovës është duke vazhduar punën për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në ekipin kombëtar të hendbollisteve. Lojtare cilësore dhe të tjera me potencial tashmë janë vënë në dispozicion të përzgjedhësit Agron Shabani. Disa prej tyre do të debutojnë në ndeshjet kualifikuese për botëror, në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...