Të premten është grumbulluar Kombëtarja e Kosovës në hendboll, që javën tjetër i luan ndeshjet e para të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Nën udhëheqjen e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja jonë në mbrëmje ka zhvilluar stërvitjen e parë. Stërvitja është zhvilluar në kompleksin sportiv Omni Sport në Mitrovicë.
Te djemtë tanë ka disponim për të dhënë më të mirën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Turqisë në Eskishehir e më pas të dielën (7 nëntor) në Prishtinë ndaj Belgjikës. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.
Kombëtarja edhe të shtunën e të dielën ushtron në Mitrovicë, ndërsa i ka nga dy seanca.
Pos lojtarëve të klubeve tona, nën urdhrat e selektorit Qerimi të premten ishin edhe Luigj Quni dhe Shaban Zogaj. Të shtunën në mëngjes në stërvitje bashkohen Enis Kabashi e Florim Hoxha.
Ndërkohë ekipi kombëtar do të kompletohet gjatë të dielës. Udhëtimi për në Turqi bëhet në orët e para të së martës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...