Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave është nisur sot në mëngjes për në Elbasan, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”.
Pjesë e ekspeditës është edhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi.
Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këtë ndeshje ka në dispozicion 24 futbolliste, prej të cilave 11 janë nga klubet evropiane, derisa pjesa tjetër janë lojtare nga kampionati vendor.
Në kampin e Dardaneve ekziston optimizëm për nismë të mbarë të këtyre kualifikueseve. Sot në orën 19:00, Kosova do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Elbasan Arena”, derisa të enjten në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën orë, do të përballet me Shqipërinë.
Dardanet bëjnë pjesë në Grupin F, ku janë të përfshira edhe Norvegjia, Polonia, Belgjika dhe Armenia. Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Norvegjisë. /arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...