Nisja e futbollit ne Gjermani u komentua dhe më parë se mund të sillte një efekt domino dhe për hapjen e futbollit në vende të tjera të botës dhe e tillë po rezulton me Kolumbinë që gjithashtu kërkon të shfrytëzojë mekanizmin gjerman si një guidë për të rinisur lojën dhe në vendin amerikano jugor.
Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque është mbështetës i hapjes së futbollit në vend por deri tani nuk ka gjetur mbështetjen e ministrit të sportit, Ernesto Lucena, i cili këtë të premte deklaroi se klubet e futbollit nuk do të lejohen t’i rikthehen as stërvitjes individuale deri në fillim të muajit qershor.
Por deklarata e Lucena-s nuk është pritur mirë nga presidenti i vendit, i cili po këmbëngul që Bundesliga gjermane, e cila do të rifillojë në datë 16 maj të merret si shembull për rifillimin e sezonit dhe në vendin e tij, ku futbolli është ndalur që prej datës 13 mars.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat presidenti i vendit, që njihet dhe si një mbështetës i zjarrtë i futbollit deklaroi se do të bisedojë dhe me ministrinë e shëndetësisë që t’i referohet shembullit të Gjermanisë për rinisjen e sezonit dhe të përpiqet të hartojë një plan konkret për ruajtjen e distancës dhe një protokoll të posaçëm vetëm për këtë sport, pavarësisht se e theksoi që si një sport me kontakt fizik, futbolli është paksa më i vështirë për të rinisur krahasuar me sportet e tjera, por qeveria që ai drejton do të përpiqet të bëjë maksimumin që loja të rinisë sa më shpejt dhe në vendin e tij.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...