Google ADS

Kololli mungon në ndeshjen kundër Ishujve Faroe

17:13 | 12 Tetor 2018
Arbresh Info

Heroi i Kosovës në ndeshjen kundër Maltës nuk do të jetë në dispozicion për takimin e ardhshëm në kundër të Ligës së Kombeve.

Benjamin Kololli, i cili realizoi dy gola në fitoren 3 me 1 mbrëmjen e kaluar kundër skuadrës së Maltës, nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Ishujve Faroe për shkak të një lëndimi, shkruan portali arbresh.info.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se lojtarit të kombëtares sonë i është ripërsëritur lëndimi i mëparshëm dhe lojtari do të rikthehet në shtëpi.

“Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së serishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova”, shkruan FFK në njoftimin e tyre.

“Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faro”

Kololli realizoi golin e epërsisë për “Dardanët” derisa po zhvillohej minuta e 30′ e ndeshjes, por gjeti sërish portën në pjesën e dytë duke shënuar për 3 me 1 (81′).

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe zhvillohet të dielën nga ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme