Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan

19:11 | 7 Janar 2025
D.H

Fisnik Asllani është duke kaluar në formë jetësore tek skuadra e Elversberg në Bundesliga, ku është i huazuar nga Hoffenheimi.

Forma e tij ka rënë në sy tek drejtuesit e Kolnit, skuadër që bën pjesë në Bundesliga, shkruan Arbresh.info.

Siç bën të ditur gazetari gjerman, Florian Piettenberg, bisedimet me drejtuesit e yllit dardan kanë nisur.

“Bisedimet me drejtuesit e tij kanë nisur. Nëse ai transferohet në Koln në dimër, ka shumë mundësi që Tim Lemperle do t’i bashkohet menjëherë me Hoffenheim”, ka shkruar gazetari në rrjetin social X.

Aktualisht, Asllani është i huazuar në SV Elversberg deri në fund të sezonit, kurse ka kontratë me TSG Hoffenheim deri në vitin 2026.

Deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asistime në këtë sezon të 2. Bundesligës./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme