Mbreti Charles i ka kërkuar trajnerit Gareth Southgate dhe ekipit anglez që “të mbajnë kokat lart” pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.
Në një letër të drejtuar trajnerit të Tre Luanëve, mbreti shkroi se “ishte një arritje e madhe” që arritën në finale dhe ekipi duhet të përqendrohet “te triumfet e shumta që padyshim do të vijnë”.
Ndërsa Princi i Uellsit, William i cili e ndoqi finalen në Berlin së bashku me të birin, princin George shkroi në platformën X:
“Këtë herë thjesht s’ishte e thënë. Ne gjithsesi jemi shumë krenarë për ju. Përpara Angli.”
Babë e bir u shoqëruan dhe nga kryeministri Sir Keir Starmer dhe Ministrja e Kulturës, Lisa Nandy. Familjes mbretërore britanike iu bashkua dhe Felipe VI, Mbreti i Spanjës dhe vajza e tij, princeshë Sofia.
Nuk munguan as të famshmit britanikë në tribunë si Ed Sheeran, Harry Styles, Piers Morgan, Olly Murs dhe Louis Tomlinson. Nga bota e futbollit ishin të pranishëm Peter Crouch, Arsène Wenger dhe Gareth Bale. Ata që nuk mundën të gjendeshin aty për të ndjekur nga afër duelin final, ndanë mesazhe e postime përmes rrjeteve sociale në mbështetje të ekipit anglez.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...