Klubi italian, Juventus, ka bërë të ditur se sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, ka munguar në stërvitjen e fundit të skuadrës.
Mandzukic përsoi një lëndim gjatë ndeshjes me Bologna, ndeshje në të cilën shënoi një gol.
Sipas njoftimit të klubit, lëndimi i kroatit nuk është edhe aq serioz, por megjithatë ai mund të mungojë ndaj Geonas dhe AS Romës.
Trajneri italian i Zonjës së Vjetër, është duke u përballur me lëndime të shumtë në skuadrën e tij, pasi mbrojtësi zviceran Stephan Lichsteiner ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Juan Cuadrado, kanë stërvitur, por ndaras nga skuadra.
Juventusi mposhti Bologna si mysafirë me rezultat 0 me 3, duke shfrytëzuar gabimin e rivalit të përbetuar Inter, i cili u mposht befasisht nga Udinese./arbresh.info/
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`