Koke është në vitin e fundit të kontratës së tij me Atletico Madridin.
Rinovimi i kontratës nuk është një problem për kapitenin, i cili gjatë viteve ka refuzuar oferta të ndryshme për t’i qëndruar besnik skuadrës së zemrës.
Mesfushori 31-vjeçar, idhull i tifozëve “Colchoneros” dhe një lojtarët kyç për Diego Simeonen, foli për Marca në lidhje me kontratën e re, duke theksuar se nuk mendon për asgjë tjetër.
“Ju tashmë e dini idenë dhe filozofinë time të jetës, unë jam tek Atletico që prej moshës 6 vjeçare dhe dua të vazhdoj të jem këtu. E njoh mirë situatën e klubit. Sa herë që nevojitej ndihmë, unë kam qenë i pari që kam ndihmuar Atleticon”, tha Koke.
Më tutje ai tregoi dëshirën e madhe që ka të jetë pjesë e klubit edhe më tej por që nuk varet vetëm nga ai.
“Dëshira ime është e qartë, por jo gjithçka varet nga unë. Sigurisht që unë nuk dua të bëhem barrë për klubin”, u shpreh kapiteni, i cili me Atleticon ka fituar 8 trofe, mes tyre dy La Liga dhe dy Europa League, ndërkohë që ka humbur dy finale të Champions League”, potencoi ai.
Kujtojmë se Koke debutoi në verën e vitit 2013 me kombëtaren e Spanjës dhe ka 70 paraqitje./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030