Google ADS

“Kokë e këmbë” pas tij, Juventus e Milan të dashuruar pas Edon Zhegrovës

20:01 | 4 Qershor 2024
KRG

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova është në formën më të mirë të mundshme.

Ai është duke shkëlqyer me fanellën e skuadrës franceze, Lille, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të transferohet tek ndonjë gjigant tjetër evropian, shkruan Arbresh.info.

Gazeta italiane, Tuttosport, ka raportuar se “Luani i Kosovës” ka rënë në radarin e gjigantit italian, Juventus.

“Zonja e vjetër”, është duke përgatitur një ofertë të majme për kartonin e Zhegrovës.

Ndërsa interesim për sulmuesin kosovar, ka shprehur edhe skuadra rivale, AC Milan.

Zhegrova aktualisht është duke shijuar grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjen miqësorë ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet nesër (5 qershor), ndaj Kombëtarës së Norvegjisë në Oslo.

25-vjeçari ka arritur që në sezonin 2023/24, në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Lille-s t’i shënojë plot 12 fola dhe duke krijuar 10 asistime.

Forma e shkëlqyer e tij, ka ngre vëmendjen e gjigantëve italian, ndërsa e ardhmja e tij pritet të kuptohet gjatë afat të transferimeve gjatë sezonit të verës./ Arbresh.info

Të ngjashme