Komiteti Olimpik ka prezantuar fanellat e veçanta të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Këto fanella do të mbahen nga sportistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Tokio.
Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë.
“Uniforma përmban simbole të shqiptarëve dhe të dardane janë simbole të vjetra ilire, është hyjnesha në fron dhe vrapuesja ilire apo vrapuesja e Prizrenit e cila është gjendur në Prizren” – ka thënë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Uniforma përmbahet nga dy palë ngjyra, ajo e kaltër e cila do të jetë për hapjen e ceremonisë dhe ajo e bardha e cila do të jetë për ceremoninë mbyllëse te “Tokyo 2020”.
Ndryshe Lojërat Olimpike do të fillojnë më 23 korrik dhe do të mbarojnë më tetë gusht.
Në konferencë është nënshkruar edhe marrëveshja katër vjeçare mes Komitetit Olimpik i Kosovës dhe laboratorin “Olive”, ku sportistët do mund të bëjnë të gjitha testet e nevojshme për te udhëtuar në Tokio ./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...