Komiteti Olimpik i Kosovës po kërkon mbështetje financiare për lojërat olimpike 2020.
Në një konferencë për medie, drejtuesi i KOK-ut, Besim Hasani, premtoi promovimin më të mirë për të gjithë ata që do të vendosin të mbështesin komitetin, në veçanti për lojërat olimpike, raporton arbresh.info.
Ai i quajti si ambasadoret më të mira të Kosovës nën kampionen e Evropës në xhudo, Distria Krasniqi dhe medalisten e bronztë nga Lojërat Olimpike për të rinj, xhudisten Erza Muminoviq.
“Komiteti Olimpikë është stabilizuar financiarisht me sponsorin më të ri iutecredit, derjtë lojërave olimpike në vitin 2020. Kemi hyrë në procesin e partneriteti, dhe për çdo kompani tjetër do të hapet mundësia për promovimin e brendit të tyre, dhe ndjesinë e krenarisë. Këto dyja po vendosin partneritetin, dhe presim të gëzojnë shumë medalje në të ardhmen,” tha Hasani.
Në një ceremoni zyrtare KOK-u dhe kompania iutecreditKosova kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi për komitetin.
Drejtori ekzekutiv i iutecredit Kosova, Shpend Maxhera, thotë se kjo kompani ka futur në strategji edhe përkrahjen e sportistëve.
“Duke qenë në dijeni të asaj se sporti ndikon shumë në jetën e përditshme, pra jo rastësisht jemi këtu për të nënshkruar marrëveshjen e sponsorizimit. Kemi sponsorizuar shumë aktivitete nëpër botë. iutecredit do të vazhdojë përkrahjen e sportit në Kosovë. Po rikonfirmojmë fuqinë e sportit, dhe jemi shumë të kënaqur që na është dhënë mundësia që të jemi pjesë e përkrahjes së sportistëve e veçanërisht për ata që po përgatiten për lojërat olimpike,” deklaroi Maxhera.
Distria Krasniqi vlerësoi lartë mbështetjen financiare të kompanive, duke bërë thirrje që të shtohet kjo mbështetje edhe për kompani të tjera.
“Sportistët kanë nevojë për mbështetjen tuaj,” tha Krasniqi para gazetarëve./arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...