Google ADS

KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen finale në Ferizaj

16:46 | 2 Dhjetor 2024
D.H

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka dënuar ashpër dhunën që ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen finale mes Ferizajt dhe Pejës.

Lojtarët pejan nga fusha kaluan në tribuna për të pasur konfrontime fizike me tifozët e Ferizajt, shkruan Arbresh.info.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shfaqur në ndeshjen finale të Kupës së Federatës në volejboll, mes Ferizajt dhe Pejës.

KOK ka qenë në koordinim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe njëkohësisht kërkon nga të gjitha organet përgjegjëse që të marrin masa ndaj shkaktarëve të incidentit.

Volejbolli, si çdo sport tjetër, duhet të jetë një shembull frymëzimi dhe korrektësie për gjeneratat e reja, e jo arenë e dhunës dhe incidenteve të tilla”, shkruhet në reagimin e KOK-ut,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme