Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e 30-të të saj, të mbajtur të enjten mbrëma ka vendosur që të shtojë mbështetjen financiare për 18 bursistët Olimpik, të cilët po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020.
Fillimisht Komisioni i Sportit i KOK-ut, raportoi për performancën e bursistëve në gjashtë muajt e fundit, derisa shprehu shqetësim në lidhje me mos raportimin e shumë federatave, përkundër kërkesës së bërë nga komisioni.
Bazuar në rezultatet e deritashme dhe pas propozimit të komisionit për t’i ndarë bursistët Olimpikë në tri grupe: evident, potencial dhe shpresë, BE i KOK-ut vendosi të shtojë mbështetjen financiare për përgatitje jashtë vendit për të tria këto grupe, në periudhën e ardhshme gjashtë mujore.
Vendimi vlen vetëm për përgatitje të sportistëve jashtë vendit dhe atë në kampe të verifikuara nga federatat përkatëse evropiane ose botërore.
Grupit të parë (evident) që përbëhet nga: Majlinda Kelmendi (xhudo), Nora Gjakova (xhudo), Distria Krasniqi (xhudo), Akil Gjakova (xhudo), Loriana Kuka (xhudo), Herolind Nishevci (karate) dhe Alvin Karaqi (karate), u vendos që brenda gjashtë muajve të ardhshëm, t’i dërgojë në përgatite jashtë vendit maksimumi 40 ditë, për të cilat shpenzimet do të hiqen në shumën 100 euro në ditë për një sportist.
Grupit të dytë (potencial), që përbëhet nga: Orges Arifi (karate) dhe Fortesa Orana (karate), KOK do t’ua heq shpenzimet maksimumi 20 ditë për një sportist, në vlerë 100 Euro në ditë.
Ndërsa, grupit të tretë (shpresë), në përbërje: Musa Hajdari (atletikë), Astrit Kryeziu (atletikë), Vijona Kryeziu (atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhambazi (not), Fjorda Shabani (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Drilon Ibrahimi (shenjëtari), t’u hiqen shpenzimet për 10 ditë përgatitje jashtë vendit në vlerë 100 Euro në ditë.
Në total, KOK do të ndajë 41 mijë Euro, nëse të gjithë bursistët shfrytëzojnë përgatitjet jashtë vendit brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Të 18 bursistët Olimpikë prej vitit 2017 marrin bursa Olimpike nga Solidariteti Olimpik i Kosovës dhe Komitetit Olimpik i Kosovës.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...