Për nderë të shtatë vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe suksesit të arritur të sportistëve kosovar, Komiteti Olimpik i Kosovës, të enjten ka ndarë bursa për 22 sportistë kosovar.
Në këtë ceremoni, u bë edhe shpërndarja e pinave, të dërguar enkas nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Fillimisht u bë ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për sportistët që morrën pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Sportistja më e re që morri pjesë në këto gara, 16-vjeçarja, Eda Zeqiri, Olt Kondirolli (Not), Drilon Ibrahimi (Shenjtari), Donjeta Sadiku (Boks), Musa Hajdari (Atletikë), Egzon Shala (Mundje), Akil Gjakova, Lorina Kuka, Majlinda Kelmendi (Xhudo), u shpërblyen me nga 500 euro.
Ndërsa dy medalistet e arta olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u shpërblyen me nga 10 mijë euro.
Ndërsa, u nënshkruan edhe kontratat për bursa olimpike të cilat u nënshkruan me sportistin dhe përfaqësuesin e federatës.
Eda Zeqiri, Albion Imeri, Alaudin Suma, Patriot Behrami, Gresa Bakraqi, Shpëtim Bajoku, Agnes Agushi, Shpati Zekaj, Flaka Loxha, Edi Dvorani, Nexhat Sahiti, Donjeta Sadiku, Erza Muminovic, Muhamet Ramadani, Egzon Shala, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova nënshkruan kontratat për bursa olimpike.
Për fund, Nora Gjokova u ka uruar fat të gjithë sportistëve që veç kanë filluar rrugëtimin e gjatë drejt medaljes olimpike.
“Unë ju dëshirojë të gjithë sportistëve që dëshirojnë me fillu këtë rrugëtim, fat dhe shumë shëndet dhe të jenë të gatshëm me u përball me shumë sfida, sepse nuk ka me qenë e lehtë, unë rezultatin më të madh e kam arritë pothuajse në vitin e fundit, kështuqë nëse jeni të vendosur mundeni me i arritë të gjitha sfidat”.
Kjo ceremoni u përmbyll me një foto të të gjithë busistëve olimpik./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...