Pas Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar të drejtën për organizimin e një tjetër ngjarje të rëndësishme në vendin tonë. Bëhet fjalë për organizimin e forumit ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropian (European Sport Platform) 2024.
KOK është partner në projektin ERASMUS + “Sporti si vlerë” për “Ngritjen e kapaciteteve në fushën e sportit”, projekt që përfshinë nëntë partnerë nga tetë vende të Evropës, përcjell arbresh.info.
ENGSO është lider i projektit “Sporti si vlerë” dhe në kuadër të projektit, ngjarja madhore përmbyllëse e projektit do të mbahet në Kosovë nën organizmin e KOK-ut.
Vendimi që KOK-u të jetë mikpritës i kësaj ngjarje të rëndësishme është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ENGSO-s, anëtar i së cilës KOK është prej vitit 2017.
ENGSO vepron si një organizatë ombrellë e 33 Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Konfederatave Kombëtare të Sporteve përgjegjëse për sportin bazë, që nënkupton se në vendin tonë do të vijnë përfaqësues të 33 shteteve anëtare të kësaj organizate dhe të ftuar të tjerë nga organizatat sportive.
Platforma Sportive Evropiane (ESP) 2023 do të mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë, ku pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi, anëtarja e komisioneve: Barazia përmes sportit dhe komisionit këshillues të Bashkimit Evropian në ENGSO, Rejhan Halili, si dhe Marigona Mehmeti, e cila është e angazhuar në projektin “Sporti si Vlerë”. /arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...