Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS).
Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.
Çmimi i fituar është “Mention D’Honneur”, në kategorinë “Sporti dhe shoqëria – vlerat sportive, edukative dhe kulturore”.
Çmimi iu dorëzua zyrtarit për media në KOK, Kushtrim Krasniqi, nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinematografisë Sportive, Franco Ascani. Është ky çmimi i tretë në katër vjet që fiton KOK-u pas: “Përtej Ëndrrës” nga “OM Production” dhe “Kosova e Artë”, i realizuar po ashtu nga KOK-u.
Për pesë ditë në Milano (7-11 nëntor 2023), u shfaqën mbi 140 filma të ndryshëm sportivë nga mbi 100 vende të botës, anëtare të FICTS, e në mesin e tyre, krahas “Kryemjeshtrit”, ishin edhe storjet dhe dokumentarët vendorë: “Një ikonë si Fadil Vokrri”, “Pa vend”, “Vrapuesi, i cili humbi një dorë synon Lojërat Paralimpike Paris 2024” dhe “Tregim inspirues i futbollistit nga Gjilani, Enis Xhemaili”.
Po ashtu, në konferenca të veçanta u prezantua edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv Prishtina 2023, i mbajtur në muajin tetor në kinemanë ABC në Prishtinë.
Ceremoninë e përshëndeti përmes një video-mesazhi edhe presidenti i IOC, Thomas Bach, ndërsa të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin edhe presidenti i Asociacionit të Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore Olimpike (ASOIF), Francesko Ricci Bittii, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Pentatlonit Modern, Pierre Zapelli, nënpresidentja e Komitetit Olimpik të Italisë, Claudia Giordani, si dhe personalitete tjera të sportit italian dhe regjisorë të shumtë të filmave të ndryshëm nga e mbarë bota. /Arbresh.info/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...