Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me refuzimin që iu bë delegacionit të boksit të Kosovës, të cilëve tri herë iu refuzua hyrja në shtetin e Serbisë, ku do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd.
Ekipi i boksit u ndalua në kufi nga policia serbe, e cila me urdhër të Qeverisë së Serbisë, nuk lejoi ekipin kombëtar të boksit të kalonte kufirin te “Dheu i Bardhë”, një herë dhe dy herë në Medardë, më datë 23 dhe 24 tetor.
KOK ka deponuar gjithë materialin me dëshmitë e refuzimit të hyrjes së ekipit të boksit në kufi. Duke iu bashkëngjitur foto, video, shkrime të mediave ndërkombëtare, letrat dërguar Federatës Botërore të Boksit Amator (AIBA) nga KOK-u dhe Federata e Boksit të Kosovës.
Në letrën e dërguar nga Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, për presidentin e KON-it, Thomas Bach, krahas përshkrimit të të gjithë ngjarjes në mënyrë konologjike, është kërkuar nga shtëpia e Lëvizjes Olimpike në botë, të marrin të gjitha veprimet e duhura ndaj organizatave të botërorit të boksit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në moslejimin e hyrjes së ekipit të boksit të Kosovës në Serbi.
“Në rast se këto veprime shpëtojnë pa ndonjë dënim të vërtët, mesazhi i gjithë komunitetit sportive do të jetë se sporti mund të përdoret si platformë e veprimeve politike dhe dëmtuese. Ekipi i Kosovës është dëmtuar në të gjitha aspektet e mundshme: moralisht, fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht. Ne jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i mërrëdhënieve të paqarta dhe ne nuk jemi gati të vazhdojmë duke vuajtur nga regjimet politike të një vendi tjetër. Kjo është një mundësi e mirë për familjen olimpike, në mënyrë që të sjellin vendime të përshtatshme dhe të drejta dhe t’i tregojmë botës së jemi gati t’i mbrojmë vlerat tona dhe për këtë nevojiten të përfshihen të gjitha palët e interest në sport”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilët kanë diskutuar gjerë e gjatë çështjen e boksit gajtë takimeve me krerët e Greqisë, ku javën e kaluar u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike./Arbresh.info
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”