Me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar listën me gjashtë propozime për Ftesa Olimpike Tokio 2020.
Të përzgjedhurit janë bërë në bazë të renditjes Olimpike deri më datë 1 tetor 2019, derisa përparësi është dashur t’u jepet bursistëve Olimpikë.
Komisioni tre-palësh i Lojërave Olimpike në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) dhe Asociacioni i Federata Ndërkombëtare të Sporteve Olimpike Verore (ASOIF), do të vendosin për të propozuarit.
Krahas kësaj liste, Kosova pritet të ketë ftesa edhe për dy sportet si noti dhe atletika, ndërsa sportet që fitojnë të paktën një normë Olimpike nuk mund të përfitojnë ftesë.
Listës së të propozuarëve iu prijnë boksi dhe karateja me nga dy sportistë.
Nga boksi të propozuar janë Donjeta Sadiku, e cila vitin e kaluar u bë kampione e Ballkanit në kategorinë -64 kg, si dhe Patriot Behrami, që zuri vendin e pestë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Nga karateja janë propozuar Herolind Nishevci, medalist i bronztë botëror në vitin 2016, si dhe Fortesa Orana.
Dy të propozuarit tjerë janë Drilon Ibrahimi nga shenjëtaria sportive dhe Fatih Karabaxhaku nga pingpongu.
Sadiku, Nishevci, Orana dhe Ibrahimi janë Bursistë Olimpikë Tokio 2020, ndërsa Behrami e Karabaxhaku janë Shpresa Olimpike 2020.
Lista e të propozuarëve
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...
Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh t...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...