Kohë e vështirë për Eden Hazardin

10:09 | 11 Janar 2021
V. S.

Eden Hazard po kalon nëpër një periudhë të vështirë në Real Madrid. Sulmuesi belg nuk tregoi pothuajse asgjë në fundjavë kundër Osasunan, në ndeshjen e parë si titullar gati një muaj pas lëndimit.

Hazard ishte titullar për herë të parë që prej lëndimit që e kishte pësuar më 28 nëntor, pasi kishte luajtur 15 minuta kundër Celta Vigos paraprakisht, por tregoi shumë pak, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane nuk deshi të priste më gjatë për ta rikthyer Hazardin në formacionin startues, prandaj e bëri një gjë të tillë kundër Osasunas, përkundër kushteve të këqija në fushën e Pamplonas.

Por rrezikimi nuk iu shpagua Zidanit, sepse belg nuk bëri gati asgjë. Nga ai pritej të ishte shkëndijë ndezëse për bashkëlojtarët e tij, por mezi u vërejt në fushë.

Hazard i ka vetëm dy gola në nëntë ndeshje deri tani këtë sezon. Mungesa e vazhdimësisë po e dëmton atë.

Ai ka vuajtur nga një varg lëndimesh, të cilat e kanë ngadalësuar dhe ia kanë përkeqësuar gjendjen fizike krahasuar me bashkëlojtarët e vet.

Nuk ka qenë sezon i lehtë për të. Kundër Osasunas ai mezi duroi 75 minuta në fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme