Google ADS

Koha kur Ibrahimovic i kishte ofruar 50 funte Lukakut për çdo ndalje të mirë të topit

12:44 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku kishin një përplasje të ashpër gjatë takimit mes Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë, aq sa kaluan edhe në fyerje.

Sulmuesi belg dëgjohet duke e fyer suedezin edhe me gruan e tij, derisa ky i fundit nuk i kurseu fjalët i pari.

Situata ishte tejet e tensionuar para se të përfundonte pjesa e parë dhe gjyqtari u detyruar t’i ndëshkonte me kartonë të verdhë.

Por, kjo nuk është hera e parë që Ibrahimovic ka thumbuar Lukakun edhe pse ishin bashkëlojtarë te Manchester United.

Kur ishte viti 2019, ish-sulmuesi i Barcelonës kishte thënë për belgun se ai kishte një teknikë të varfër dhe prekja e parë e tij e topit ishte tmerrshme.

“Do ta them këtë për Romelun: mos prisni nga ai teknik të mirë”, kishte thënë Ibrahimovic për La Gazzetta dello Sport. “Forca e tij më e mirë është fiziku, që mund ta ruajë topin”.

“Në Manchester United, ne kemi bërë bast: ‘Nëse ti (Lukakut) ke çdo prekje të mirë të topit, do t’i dhuroj nga 50 funte (56 euro)’”.

“Ai ia kishte kthyer: ‘Çfarë ndodhë nëse të gjitha prekjet e mija të para janë në rregull’”.

“Unë ia ktheva që asgjë, ai do të bëhej lojtar më i mirë. Sa për dijeni, ai asnjëherë nuk e pranoi bastin, ndoshta kishte frikë se do ta humbiste”, kishte thënë më tej Ibra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme