Koha kur Barcelona e refuzoi Ronaldon shkaku i Ronaldinhos

12:04 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Barcelona e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta blerë Cristiano Ronaldon me çmim shumë të lirë, për shkak të Ronaldinho, ka zbuluar ish-presidenti i klubit, Joan Laporta.

Pasi u zgjodh president i Barcelonës më 2003, Laporta e transferoi Ronaldinhon nga Paris Saint-Germain dhe më vonë atë vit iu ofrua mundësia ta blejë edhe ish-yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Ronaldo.

Por Laporte, të cilit i mbaroi mandati më 2010 dhe do të garojë sërish për president të Barcelonës në zgjedhjet e këtij muaji, thotë se nuk pendohet pse refuzoi ta blinte tash sulmuesin e Juventusit, duke i shpjeguar arsyet e tij.

“Kur ishim duke i kryer transferimet e Ronaldinhos dhe Rafa Marquez, përfaqësuesit e Marquezit na e propozuan Cristiano Ronaldon. Ai ishte lojtar i Sporting Club atë kohë”, zbuloi Laporta.

“Njëri prej menaxherëve të tij tha se e kishin një lojtar të cilin ia kishin shitur Manchester Unitedit për 19 milionë euro, por se do të na e shitnin neve për 17 milionë euro”.

“Por ne kishim investuar në Ronaldinhon tashmë. Ronaldo luante më shumë në krah se në qendër. Mendimi ynë ishte se ishim kompletuar, prandaj e refuzuam Ronaldon dhe nuk pendohem aspak për këtë”, shtoi ai.

Natyrisht Barcelona nuk mund të pendohet për këtë duke qenë se Ronaldinho ishte mësuesi i Lionel Messit, yllit argjentinas që i solli klubit trofe të mëdhenj për gati dy dekada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme