Granit Xhaka iu bashkua Arsenalit në muajin korrik të vitit 2016 nga skuadra gjermane Borussia Monchengladbach për një tarifë prej 35 milionë funta.
Xhaka ka kaluar një kohë të mirë te Arsenali, por nuk ka përmbushur pritshmëritë fillimisht me kalimin e tij te skuadra në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka bërë deri tani 126 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve.
Gjatë këtyre 126 ndeshjeve, Xhaka ka shënuar 11 gola – shumica e tyre “raketa” nga distanca dhe ka asistuar 14 herë për “Topçinjtë”.
Xhaka është gjithashtu fitues i Kupës FA.
E ardhmja e tij e paqartë
Kur Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi u transferuan nga Arsenali verën e kaluar, tifozët besonin se Xhaka do të largohej nga formacioni si titullar në skuadër.
Megjithatë, pavarësisht se ka qenë në konkurrencë me dy top mesfushor qendror, Xhaka ka luajtur 32 ndeshje brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon duke shënuar katër herë dhe duke asistuar tri herë, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse duket qartë se është ende pjesë e planeve të trajnerit Unai Emery, Xhaka ka lënë të kuptohet se mund të largohet në të ardhmen nga Arsenali.
Ai aktualisht është në detyrë te Zvicra dhe duke folur për mediat, ai ka thënë:
“Unë jam shumë ambicioz, dua të marr hapin tjetër, Arsenali nuk do të jetë ndalesa e fundit”
Xhaka pritet të jetë pjesë e formacionit startues në takimin e sotëm të Zvicrës kundër Gjeorgjisë./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...