Jamie Redknapp beson se Tottenham Hotspur do ta mposhtin Chelsean në derbin e së dielës, në kuadër të xhiros së dytë, në Premier Ligë.
Skuadra e Antonio Contes e ka humbur ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’, me rezultatin 3-2 ndaj Burnley, dhe do të jetë pa disa nga lojtarët kryesorë në udhëtimin drejt Wembley, për të luajtur kundër Spurs.
Diego Costa do të mungojë pas kërkesës për largim nga klubi londinez, Eden Hazard është në dyshim për shkak të lëndimit, ndërsa Gary Cahill dhe Cesc Fabregas janë të suspenduar pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjen kundër Burnley.
Redknapp beson se këto mungesa, dhe hapësira që ka lënë Nemanja Matic pas largimit në Manchester United, e favorizojnë Tottenhamin për fitore ndaj kampionëve anglezë./Arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...