Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) që nga anëtarësimi në FIBA në vitin 2015 rregullisht ka marrë pjesë me Përfaqësuese të Reja në FIBA Kampionate Evropiane dhe me Përfaqësuesen A – Meshkujt në garat parakualifikuese dhe kualifikuese për Eurobasket apo FIBA Kupën e Botës.
FBK në vitin 2016 ishte prezantuar në garat zyrtare të FIBA-s me Përfaqësuesen U16 dhe U18 në konkurrencën e femrave në FIBA Kampionate Evropiane në Divizion C, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe në vitin 2017, derisa më 2018 dhe 2019 ka filluar të garojë në një nivel më lartë pra në Divizion B, derisa në vitin e kaluar për herë të parë FBK garoi edhe në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizoni B në konkurrencën e femrave, garë të cilën edhe e organizoi me mjaft sukses në Prishtinë.
Në vitin 2020 FBK i pati paraqitur për të garuar Përfaqësuesen U16 dhe U20-Femrat, por që për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, FIBA i ka anuluar të gjitha Kampionatet Evropiane të parapara të organizohen gjatë kësaj vere. Këtë vit ka qenë në program edhe organizimi i FIBA Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në Qipro, e që është shtyrë për vitin e ardhshëm, më saktësisht në datat 15-20 Qershor 2021.
“Mendoj se është momenti i duhur për krijimin e Përfaqësueses A të Femrave. Pra, është një rast shumë i mirë që në vitin 2021 dhe 2022 për dy vite radhazi do të organizohet FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla, pasi që dihet se kjo garë organizohet për çdo dy vite, por që për shkak të pandemisë sivjet është anuluar dhe tani do të organizohet për dy vite radhazi. Ne si FBK duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të fillojmë me ndërtimin e Përfaqësueses A të Femrave që nga kjo verë, pavarësisht që ky Kampionat Evropian do të organizohet në verën e ardhshme. Ne planifikojmë të kërkojmë përkrahje financiare për këtë vit nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës në mënyrë që të fillojmë me ndërtimin e ekipit që nga kjo verë”.
“Por së pari ky propozim duhet të miratohet në Bordin e FBK-së, ku do të diskutohet më pas se, edhe me cilat Përfaqësuese të Reja të femrave do të garojmë në FIBA Kampionate Evropiane në vitin e ardhshëm.
“Besoj se për gjeneratën e pasluftës do të ishte nder dhe krenari që ta përfaqësonin Kosovën A-Femrat në një garë zyrtare, por edhe për basketbollistet e reja e të talentuara, pra do të ishte një kombinim mjaft i mirë i dy gjeneratave”, ka deklaruar Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së.
Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia.
Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.
FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...