Koeman vazhdon t’i njoftojë lojtarët që të largohen, telefonon edhe Rakitic, Vidal e Umtiti-n

20:28 | 24 Gusht 2020
Arbresh Info

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka nisur të bëjë ‘revolucionin’.

Koeman në mëngjes ka telefonuar sulmuesin Luis Suarez dhe mesfushorin Arturo Vidal, që nuk i ka në plane dhe të nisin të kërkojnë për skuadrën e re, transmeton portali arbresh.info.

Lojtarët e tjerë që nuk janë në planet e teknikut holandez janë edhe Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Thuhet se Koeman i ka telefonuar kroatin dhe francezin, të cilëve ia ka hapur derën e largimit, mirëpo nuk dihet nëse ka bërë ndonjë bisedë me Firpo-n.

Lojtarët e tjerë, si Sergio Busquets, Sergi Roberto ose Gerard Pique janë duke pritur telefonatën e Koeman-it për të kuptuar të ardhmen e tyre.

Mbetet të shihet gjatë muajit të ardhshëm sa lojtarë të Barcelonës do largohen nga “Camp Nou”./arbresh.info.

Të ngjashme