Koeman: VAR-i po e shkatërron futbollin

13:29 | 11 Korrik 2024
KRG

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, kritikoi ashpër përdorimin e sistemit VAR në futboll.

Sipas Koeman, ky sistem është duke e shkatërruar futbollin, shkruan Arbresh.info.

Në ndeshjen e gjysmëfinales mes Holandës dhe Anglisë, ishte një moment diskutabile se a ishte penallti apo jo, ku gjyqtari kryesor i ndeshjes u konsultua me sistemin VAR dhe vendimi i tij ishte në favor të Anglisë, duke ua dhuruar atyre një penallti të cilët e ekzekutoi sulmuesi Harry Kane.

Kane barazoi me penallti dhe zëvendësuesi Ollie Watkins shënoi një gol fitoreje në minutën e 90-të, duke e çuar Anglinë në finalen e së dielës, ku do të luajnë kundër Spanjës.

“Sipas mendimit tim, nuk duhej të ishte penallti”.

“Ai e goditi topin dhe taket u prekën. Mendoj se nuk mund të luajmë siç duhet dhe kjo është për shkak të VAR-it. Ai vërtet e shkatërron futbollin.” – tha Koeman.

Kombëtarja e Anglisë arrit fitore ndaj Holandës me rezultat 1-2, duke siguruar pjesëmarrjen ne finalen e Kampionatit Evropian, ku përballë në këtë finale do ta kenë Spanjën.

Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën në ora 21:00. /Arbresh.info

Të ngjashme