Koeman thotë se e kupton Leo Messin pas largimit të Suarezit

14:12 | 26 Shtator 2020
A Z

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Villarrealin.

Ai është pyetur disa herë për largimin e Luis Suarez, për mërzitjen e Lionel Messit.

“Është normale që Messi është i mërzitur për mikun e tij, Suarez pas largimit nga klubi, është pjesë e futbollit”, tha ai.

“Messi ka qenë shembull për të gjithë në stërvitje. Nuk e kam parë asnjë ditë se është keq. Nuk kam asnjë dyshim për të”.

“Duket sikur unë jam i keqi në çështjen e Suarezit. Ishte vendim i klubit”.

“Kam folur me Suarezin për të ardhmen e tij. I uroj gjithë të mirat e botës te Atletico Madridi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme